Ndërlidhjet

Dy të arrestuar për zhdukjen e Miss Honduras


Maria Jose Alvarado, Miss Honduras 2014
Maria Jose Alvarado, Miss Honduras 2014

Policia e Hondurasit, ka njoftuar se me 18 nëntor, ka arrestuar dy persona (meshkuj), të dyshuar për zhdukjen e Maria Jose Alvarado, e shpërblyer me titullin, Miss Honduras 2014.

Alvarado, është zhdukur vetëm disa ditë para se të niset për në Londër, ku do të merrte pjesë në Miss Bota.

Ajo dhe motra e saj, janë shpallur të zhdukura nga 13 nëntori, kur për herë të fundit janë parë duke u larguar nga një festë, me një makinë pa targa.

Zëdhënësi i policisë, Jose Coello, ka bërë të ditur se zyrtarët kanë marrë në pyetje Plutarco Ruiz, i dashuri i motrës së Alvarados, dhe Aris Maldonadon.

Të dy, besohet se kanë qenë personat e fundit që kanë parë ato para se të zhduken.

Ndryshe, Hondurasi, zë vendin e parë në botë për akte dhune dhe krimi.

XS
SM
MD
LG