Ndërlidhjet

Kievi: Rusia nuk e pengon anëtarësimin e Ukrainës në NATO


Ilustrim
Ilustrim

Ukraina thotë se nuk do të tolerojë presionin e askujt, që i pengon anëtarësimi i vendit të tyre në NATO.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ukrainase, Yevhen Perebyynis, ka bërë këto komente para gazetarëve në Kiev, sot më 19 nëntor.

Reagimi i tij vjen, pasi që BBC ka cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, duke thënë se ‘Moska dëshiron të sigurohet 100 për qind që askush të mos dëshirojë që Ukraina të anëtarësohet në NATO”.

Duke folur për aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë, Perebyynis, ka thënë se Kievi kërkon nga Rusia që të ndërpresë ndërhyrjet në punët e brendshme të Ukrainës, të ndërpresë dërguarjen e trupave, apo aneksimin e territoreve të saj.

Ambasadori amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, ka thënë në anën tjetër, se kërkesa për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, mund të bëhet vetëm nga populli i saj, jo nga Rusia, Evropa apo edhe Shtetet e Bashkuara.

Një deklaratë të ngjajshme, e ka bërë edhe ambasadori i Kanadasë në Ukrainë, Roman Waschuk.

XS
SM
MD
LG