Ndërlidhjet

Gjermania, dërgon 850 ushtarë në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Kabineti qeveritar i Gjermanisë ka miratuar planin, për të dërguar rreth 850 ushtarë në Afganistan vitin e ardhshëm, të cilët do të ndihmojnë me stërvitje forcat lokale.

Miratimi i këtij plani është bërë të mërkurën më 19 nëntor, nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, kabineti i së cilës kërkon aprovimin nga parlamenti, ku koalicioni i saj e përbën shumicën.

Forcat aleate të NATO-s, do të përfundojnë misionin e tyre në Afganistan në fund të këtij viti. Ata do të zëvendësohen me një numër të ulët të trajnuesve ndërkombëtarë.

Gjermania ka qenë kontribuesi kryesorë me trupat e saj në Afganistanin verior, gjatë dekadës së fundit.

Më 18 nëntor, edhe qeveria e Italisë ka njoftuar se do të vazhdojë t’i mbajë në Afganistan, gjatë vitit 2015, rreth 500 trupa.

Nga viti i ardhshëm, do të jetë qeveria afgane, përgjegjëse për veriun e vendit, ndërkohë që ushtarët e huaj, do të ndihmojnë vetëm me trajnime.



XS
SM
MD
LG