Ndërlidhjet

Udhëzime për ushqim të shëndetshëm


Ilustrim
Ilustrim

Përfaqësues të 190 qeverive janë zotuar se do të bëjnë më shumë për të parandaluar kequshqyerjen, duke miratuar udhëzime për promovimin e dietave të shëndetshme.

Në fillim të konferencës treditore të Kombeve të Bashkuara për kequshqyerjen, e cila po mbahet në Romë, qeveritë janë zotuar se do të investojnë më shumë në programet e të ushqyerit dhe se do të zhvillojnë politika që promovojnë dieta me vlera ushqimore.

Aktualisht, një e treta e popullsisë në botë vuan nga mangësitë ushqyese, të cilat kanë shkaktuar 45 për qind të vdekjeve të fëmijëve në vitin 2013.

Në të njëjtën kohë, statistikat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se 42 milionë fëmijë nën moshën 5-vjeçare janë mbi peshë.

XS
SM
MD
LG