Ndërlidhjet

Perëndimi “ndihmon spiunimin” në Azi


Ilustrim
Ilustrim

Një raport i një grupi mbikëqyrës të privatësisë tregon se kompanitë e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kanë furnizuar vendet e Azisë Qendrore me teknologji të sofistikuar të mbikëqyrjes, e cila u jep atyre fuqi të gjerë për të monitoruar komunikimet e kundërshtarëve të qeverisë dhe të qytetarëve të tjerë.

Raporti i organizatës “Privatësia Ndërkombëtare”, me seli në Londër, thotë se qeveritë në rajon përdorin mjetet e përgjimit “për të spiunuar aktivistët dhe gazetarët” në vendet e tyre dhe ata që jetojnë në mërgim.

“Azia Qendrore shërben si sfond i veçantë për ekzaminimin e tekonologjisë së mbikëqyrjes: ajo përbëhet prej disa sistemeve më autoritare të qeverisjes në botë, me organe represive të shtetit, gjithnjë e më të prira për të ndërmarrë masa të ashpra ndaj internetit dhe lirive të komunikimit”, thuhet në raport.

XS
SM
MD
LG