Ndërlidhjet

Arrestohen 11 kidnapues të nuseve kirgize


Kirgizi
Kirgizi

Autoritetet në Kirgizi kanë arrestuar 11 persona nën dyshimet se kanë grabitur nuse.

Kjo shkelje në Kirgizi rrallë është ndjekur penalisht në të kaluarën.

Policia e qytetit Bishkek ka thënë se gjashtë burra janë arrestuar në bazë të ankesës së një gruaje 40-vjeçare, e cila i ka akuzuar ata për rrëmbimin e motrës së saj 18 vjeçe.

Po sot, zyrtarët në qytetin Tokmok kanë thënë se pesë banorë lokalë janë arrestuar për rrëmbimin e një vajze, po ashtu 18 vjeçe.

Në të dyja rastet, qëllim i rrëmbimit është martesa e detyruar.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se rreth 12,000 vajza dhe gra kirgize rrëmbehen çdo vit dhe detyrohen të martohen.

XS
SM
MD
LG