Ndërlidhjet

KE, “partner i Serbisë” drejt BE-së


Komisionari për fqinjësi të Bashkimit Evropian dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn.
Komisionari për fqinjësi të Bashkimit Evropian dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn.

Komisionari për fqinjësi të Bashkimit Evropian dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, ka thënë se Komisioni Evropian dhe familja evropiane do të jenë partnerë të Serbisë, në rrugën e anëtarësimit në BE.

Ai i ka bërë këto komente në Beograd, ku ka takuar kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Hahn ka thënë se është i bindur se Serbia, në javët apo muajt e ardhshëm, do të hapë ndonjë kapitull të negociatave me BE-në.

Ai ka thënë se është praktikë që së pari të hapen kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, drejtësinë dhe të drejtat themelore.

Hahn do të qëndrojë të premten në Mal të Zi.

XS
SM
MD
LG