Ndërlidhjet

Aktakuzë kundër 3 personave për gjenocid në Srebrenicë


Srebrenicë. Tetor, 2014.
Srebrenicë. Tetor, 2014.

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës ka ngritur aktakuzë kundër tre personave për veprën penale të gjenocidit.

Sipas Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, bëhet fjalë për: Dragomir Vasiq, Danillo Zoliq dhe Radomir Pantiq.

Ata akuzohen se, si zyrtarë të lartë të strukturave policore serbe, kanë marrë pjesë në një nismë të përbashkët kriminale, duke ndihmuar dhe mbështetur kryerjen e gjenocidit, në kuadër të të cilit janë dëbuar detyrimisht rreth 40,000 njerëz, shumica myslimanë, në periudhën e luftës 1992-1995.

Të njëjtit akuzohen për mbështetjen e ekzekutimit masiv të rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë.

XS
SM
MD
LG