Ndërlidhjet

10 të vdekur nga stuhia e dëborës në SHBA


Ilustrim
Ilustrim

Pjesa perëndimore e Nju Jorkut është goditur nga një valë e re e dëborës së madhe, më 20 nëntor, stuhi e cila ka bërë që dëbora të arrijë në 1.5 metra në ditët e fundit, duke çuar numrin e të vdekurve në 10.

Dëbora ka ngujuar zonat rreth 15 kilometra nga Liqeni Erie dhe Liqeni Ontario, duke përfshirë edhe pjesë të qytetit Buffalo. Kjo ka bërë që të mbyllet autostrada 225 kilometërshe në anën e liqenit, ndërsa lagje të tëra janë mbuluar pothuasje të tërat nga stuhitë e dëborës.

Zyrtari i qarkut Erie, Richard Tobe, ka thënë se zonat më të prekuara mund të shohin të njëjtën sasi të borës vetëm katër ditë, që normalisht bie atje në një vit.

Në ndërkohë, parashikimet për temperatura të ngrohta dhe shi gjatë fundjavës, kanë ngritur shqetësimet e përmbytjeve katastrofike.

XS
SM
MD
LG