Ndërlidhjet

Jacobson shpreson për përfshirje gjinore në qeverinë e ardhshme


Tracey Ann Jacobson
Tracey Ann Jacobson

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka shfaqur shpresën për përfshirje të gjinive në qeverinë e arshshme të Kosovës.

“Shpresoj se përfaqësuesit e grupeve punuese të LDK-së dhe PDK-së do ta njohin vlerën e përfshirjes gjinore për qeverinë e ardhshme”, ka shkruar ambasadorja Jacobson në rrjetin Twitter, dhe ka theksuar se “diversiteti është baras me fuqi”.

Të mërkurën vonë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje në parim për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Marrëveshja ishte arritur në zyrën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila e kishte ftuar edhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Tracey Ann Jacobson.

XS
SM
MD
LG