Ndërlidhjet

Al-Shabab e mori përgjegjësinë për vrasjen e 28 jomyslimanëve


Policia në gjendje gatishmërie gjatë sulmit të militantëve të grupit Al-Shabab në qendrën tregtare Westgate në Najrobi në vitin 2013
Policia në gjendje gatishmërie gjatë sulmit të militantëve të grupit Al-Shabab në qendrën tregtare Westgate në Najrobi në vitin 2013

Grupi militant, Al-Shabab, nga Somalia e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në autobusin me udhëtarë afër kufirit të Kenias me Somalinë, duke shpjeguar se kjo ishte hakmarrje për ndërhyrjet në xhamitë në qytetin port Mombasa.

Më herët, policia në Kenia tha se militantët e grupit Al-Shabab nga Somalia, e kanë rrëmbyer një autobus në pjesën veriore të Kenias dhe i kanë vrarë 28 persona jomyslimanë, pasi ata ishin ndarë nga udhëtarët e tjerë.

Zyrtarët e policisë thanë se autobusi me 60 udhëtarë në kryeqytetin, Najrobi, ishte rrëmbyer sot herët në mëngjes, afër kufirit me Somalinë.

Zyrtarët thanë se personat e vrarë ishin shërbyes civilë, që ishin nisur për kryeqytetin Najrobi në Kenia për pushime me rastin e Krishlindjeve.

Kenia është goditur nga një seri e sulmeve me armë dhe bomba, për të cilat fajësohen militantët e grupit somalez, Al-Shabab, i ndërlidhur me al-Kaidën, prej se Kenia i ka dërguar trupat e veta në Somali, në vitin 2011.

Autoritetet thonë se prej atëherë kanë ndodhur se paku 135 sulme në Kenia, përfshirë edhe atë në qendrën tregtare Westgate, me ç’rast ishin vrarë 67 vetë.

XS
SM
MD
LG