Ndërlidhjet

Afganistan: Miratohen marrëveshjet me SHBA-të dhe NATO-n


Forcat e sigurisë afgane dhe ushtarët amerikanë duke zhvilluar hetime pas një sulmi vetëvrasës në Kabul
Forcat e sigurisë afgane dhe ushtarët amerikanë duke zhvilluar hetime pas një sulmi vetëvrasës në Kabul

Parlamenti i Afganistanit i ka miratuar marrëveshjet bilaterale të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, me të cilat mundësohet mbetja e trupave ndërkombëtare në këtë vend, edhe pas vitit 2014.

Kryetari i Kuvendit afgan, Abdul Raouf Ibrahimi, ka njoftuar sot se shumica e deputetëve votuan në favor të marrrëveshjeve të sigurisë.

Këto marrëveshje ishin nënshkruar nga qeveria e re afgane më 30 shtator.

Sipas tyre, lejohet që Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja mund t’i mbajnë afro 12 mijë ushtarë në Afganistan vitin e ardhshëm, për t’i mbështetur forcat afgane të sigurisë.

Ish-presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, kishte refuzuar t’i nënshkruante marrëveshjet.

XS
SM
MD
LG