Ndërlidhjet

Izrael: Qeveria e miratoi definim si shtet i hebrenjëve


Pamje e Tel Avivit
Pamje e Tel Avivit

Kabineti i Izraelit e ka miratuar dokumentin, sipas të cilit shteti izraelit definohet si shtet i hebrenjëve dhe atdhe i popullit hebre, megjithë kritikat se ky definim mund t’i izoloj minoritetet johebreje.

Gjatë votimit të sotëm të qeverisë, 14 ministra e kanë mbështetur dokumentin, 6 kanë abstenuar, ndërsa dy kanë votuar kundër.

Kundër votuan ministrja e drejtësisë, Tzipi Livni, dhe ministri i financave, Yair Lapid.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se pjesëtarët e popullit hebre kanë të drejta speciale “në shtetin komb të popullit hebre”, përfshirë flamurin, himnin kombëtar dhe “të drejtën e secilit hebre që të emigroj në vend”.

Mëtutje, ai theksoi se ekzistojnë shumë njerëz “që e sfidojnë karakterin e Izraelit si shtet komb të popullit hebre”, dhe shtoi se “palestinezët refuzojnë ta njohin këtë”.

XS
SM
MD
LG