Ndërlidhjet

Vetëvendosje: PDK – LDK, vazhdim i qeverisjes së keqe


Pamje e një pjese të Pprishtinës
Pamje e një pjese të Pprishtinës

Lëvizja Vetëvendosje thotë se marrëveshja për krijimin e koalicionit PDK – LDK do ta rehaabilitoj qeverisjen e keqe të deritashme.

Ky koalicion “veçse i siguroi qytetarët e Kosovës, që keqqeverisja e deritashme do të rehabilitohet dhe do të vazhdoj”, thuhet në një njoftim të sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kjo e bënë Kosovën të pashpresë për secilin qytetar” me përjashtim “të militantëve partiakë të partive në pushtet”, thotë kjo parti.

Rrjedhimisht, Vetëvendosje konsideron se qytetarët e Kosovës për shkak të paperspektivës po largohen nga Kosova dhe vlerëson se “këto ikje masive me itinerar të njejtë, pra nga Kosova nëpër Serbi, drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ditëve të fundit janë shpeshtuar shumë”.

XS
SM
MD
LG