Ndërlidhjet

Bjellorusi: Gazetari i Radios Evropa e Lirë – në gjykatë


Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Mikhal Karnevich, duhet të paraqitet sot në gjykatë në qytetin perëndimor Hrodna në Bjellorusi, për akuza se e ka shkelur ligjin për tubimet publike.

Në thirrjen që e kishte marrë para tri ditësh, theksohet se ai është i dyshuar se ka marrë pjesë në një takim publik të palejuar më 26 tetor.

Por, korrespondenti Karnevich thotë se atë ditë ishte duke e kryer detyrën e tij të gazetarit për raportim nga tubimi publik në qytetin jugperëndimor Svislach, me rastin e përkujtimit të një gazetari dhe aktivisti politik të Bjellorusisë, të shekullit të 19-të.

Korrespondenti Karnevich, edhe në të kaluarën, ishte akuzuar për shkelje të legjislacionit për tubimet publike.

Në vitin 2011 ai ishte dënuar me 100 dollarë amerikanë për pjesëmarrje në një tubim publik të palejuar. Me këtë rast, ai kishte raportuar për një protestë antiqeveri në qytetin Hrodna.

XS
SM
MD
LG