Ndërlidhjet

SHBA: Polici nuk akuzohet për vrasjen e të riut zezak


Pamje nga protestat në Ferguson pas lajmit se polici nuk do të akuzohet për vrasjen e të riut zezak
Pamje nga protestat në Ferguson pas lajmit se polici nuk do të akuzohet për vrasjen e të riut zezak

Polici Darren Wilson, nuk do të akuzohet për vrasjen e të adoleshentit Michael Brown, në Ferguson të Misurit, në Shtetet e Bashkuara, më 9 gusht, ka vendosur mbrëmë vonë juria.

Familja e viktimës tha se është “thellësisht e pakënaqur” me vendimin e jurisë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar që protestuesit të mbeten paqësor dhe që policia të tregojë përmbajtje.

Ai theksoi se duhet të pranohet se vendimi ishte punë e jurisë.

“Nevojitet të pranojmë se ky vendim ishte detyrë e jurisë. Ka amerikanë që pajtohen me të dhe ka amerikanë që janë thellësisht të pakënaqur, bile edhe të zemëruar. Është reagim i kuptueshëm”, tha presidenti amerikan, Barack Obama.

Megjithatë, ka pasur shprehje të zemërimit në rrugët e Fergusonit pas shpalljes së vendimit, ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Raportohet se protestat po përhapen, po ashtu, në qytetet e tjera amerikane, përfshirë Nju Jorkun dhe Los Anxhelosin.

XS
SM
MD
LG