Ndërlidhjet

OKB: Militantët e IS-it marrin miliona dollarë haraç


Selia e OKB-së në Nju Jork
Selia e OKB-së në Nju Jork

Ekspertja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Yotsna Lalji, që i monitoron sanksionet kundër al-Kaidës, tha se grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka marrë deri në 45 milionë dollarë amerikanë haraç gjatë vitit të kaluar.

Mbrëmë vonë ajo i tha Komitetit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Antiterrorizëm, se vlerësohet se 120 milionë dollarë haraç u janë paguar grupeve terroriste në periudhën 2004-2012, për lirimin e personave të rrëmbyer.

Ajo theksoi se në vitet e fundit, al-Kaida dhe grupet e afërta me të, rrëmbimin e njerëzve e kanë bërë “bazë të taktikës së al-Kaidës për krijimin e të ardhurave”.

Zonja Lalji e ka përmendur një rast të tetorit të vitit 2012, kur në një incizim nga al-Kaida, lideri i saj, Ayman al-Zawahri, i kishte nxitur militantët në gjithë botën për rrëmbimin e perëndimorëve.

XS
SM
MD
LG