Ndërlidhjet

Aktivisti rus LGBT kërkon azil në Gjermani


Pamje e Shën Petersburgut
Pamje e Shën Petersburgut

Aktivisti i njohur homoseksual në Rusi, Artur Akhmetgaliyev, njëherësh gazetar, ka kërkuar azil politik në Gjermani.

Ai në kanalin televiziv 100TV në Shën Petersburg, ku ka punuar, i kishte përgatitur disa programe për shkeljet e të drejtave të homoseksualëve në Rusi, disa prej të cilave kishin ndodhur pasi autoritetet e qytetit Shën Petersburg e miratuan legjislacionin me të cilin penalizohej shpërndarja e “propagandës” homoseksuale në mesin e të rinjëve në vitin 2012, që ishte një model për legjislacionin kombëtar të nënshkruar nga presidenti, Vlaimdir Putin, në vitin 2013.

Në njërin prej programeve është shpallur një çmim i talljes për zyrtarët, që emisioni i akuzonte se ishin mbështetës të homofobisë, përfshirë edhe presidentin Putin.

Akhmetgalyev ka thënë se kishte marrë kërcënime të panumërta me telefon dhe gjatë tubimeve publike të komunitetit LGBT.

Ai the partneri i tij, emri i të cilit nuk është shpallur, kanë kërkuar azil në Gjermani dhe aktualisht po qëndrojnë në një kamp të refugjatëve atje.

XS
SM
MD
LG