Ndërlidhjet

Francë: Nuk janë plotësuar kushtet për dërgimin e anijes në Rusi


Pamje gjatë ndërtimit të luftanijes Mistral
Pamje gjatë ndërtimit të luftanijes Mistral

Ministri i jashtëm i Francës, Laurent Fabius, tha se kushtet nuk janë të mira për dërgimin e luftanijes së sofistikuar në Rusi, për shkak të krizës në Ukrainë, derisa po shtohet presioni nga Moska, që anija e porositur t’i dërgohet.

“Ne konsiderojmë se kushtet për dërgim nuk janë plotësuar, për shkaqe që janë të qarta sot”, i tha Fabius radios franceze, Inter, transmeton agjencia AFP nga Parisi.

Raportohet se Rusia i ka tërhequr vërejtjen Parisit për pasoja “serioze” nëse Franca nuk e dërgon të parën prej dy luftanijeve të tipit Mistral, deri në fund të nëntorit, ashtu siç ishte paraparë.

Por, Fabius ka refuzuar të komentoj se kur ishte afati i vërtetë për dërgimin e anijes, duke thënë vetëm se “është i fiksuar me kontratë”.

“Nga pala ruse, është një prani direkte dhe jodirekte në anën e separatistëve, por në anën ukrainase ka, po ashtu, deklarata të papranueshme”, tha minsitri Fabius, duke iu referuar kërkesës së paraqitur të Kievit për pranim në NATO.

XS
SM
MD
LG