Ndërlidhjet

Fillon vlerësimi i dëmit të shtëpive nga ushtarët rus


Dagestan
Dagestan

Një komision shtetëror do të fillojë punën sot më 26 nëntor, i cili do të merret me vlerësimin e dëmit të shtëpive shkaktuar nga personeli ushtarak dhe i sigurisë, në një vendbanim, në Kaukazin Verior të Dagestanit.

Afërsisht, 1,000 banorë nga Vremenny në Dagestan, kanë qenë të detyruar që të lëshojnë shtëpitë e tyre, në shtator, si rezultat i një operacioni, kundër militantëve të dyshuar.

Komisioni është themeluar, pasi që të dëbuarit, i kanë dërguar letër presidentit rus, Vladimir Putin, dhe kreut të Dagestanit, Ramazan Abdulatipov, duke kërkuar kompensim, në mënyrë që të mund të rregullojnë shtëpitë e tyre ose të jetojnë diku tjetër në Dagestan.

Dagestani, është në fokus të të rebeluarve islamik në Kaukazin Verior, që buron nga dy luftërat e seperatistëve të ish-vendeve sovjetike, në Çeçeni.

XS
SM
MD
LG