Ndërlidhjet

Merkel: Rusia po kërcënon paqen në Evropë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se operacionet e Rusisë në lindje të Ukrainës, shkelin ligjin ndërkombëtar dhe kërcënojnë paqen në Evropë.

Duke folur në parlamentin gjerman, sot më 26 nëntor, Merkel ka thënë se, 'asgjë nuk e arsyeton ndërhyrjen direkte apo indirekte të Rusisë në konfliktin në Donetsk dhe Luhansk'.

“Veprimet ruse, kanë vu në pikëpyetje paqen në Evropë, dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Merkel.

Por ajo ka shtuar se nuk sheh zgjidhje të shpejtë, duke thënë se: ‘përpjekjet tona për të kapërcyer këtë krizë kërkojnë durim dhe qëndrueshmëri’.

Gjermania është zemëruar tej mase me Rusinë, e cila ka refuzuar thirrjet e perëndimit që të mos mbështesë seperatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Për shkak krizës në Ukrainë, ndërhyrjes së Moskës atje, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjermanisë, janë tensionuar.

XS
SM
MD
LG