Ndërlidhjet

Shefi i misionit EULEX në Beograd


Gabriele Meucci
Gabriele Meucci

Shefi i misionit EULEX në Kosovë, Gabriele Meucci, ka biseduar sot në Beograd me drejtorin e Zyrës për Kosovën të qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, për mandatin e ri të këtij misioni, i cili veçanërisht ka të bëjë me pjesën veriore të Kosovës, e banuar me popullatë shumicë serbe, raporton agjencia Beta.

Meucci e ka njoftuar Gjuriqin se EULEX-i është i përkushtuar për forcimin e sundimit të ligjit në pjesën veriore të Kosovës, ka njoftuar EULEX-i pas mbledhjes.

Takimi i sotëm me Gjuriqin është i pari në vargun e takimeve që zoti Meucci do t’i ketë me përfaqësuesit e qeverisë së Serbisë, gjatë vizitës dyditëshe në Beograd.

Pritet që Gabriele Meucci, shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, do të bisedoj me kryeministrin e Serbisë dhe me ministrat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme.

XS
SM
MD
LG