Ndërlidhjet

Nigeri: Dhjetëra të vrarë nga sulmi në xhami


Nigeri - foto arkivi
Nigeri - foto arkivi

Dhjetëra persona janë vrarë nga sulmi me bombë në njërën nga xhamitë më të mëdha në qytetin Kano të Nigerisë.

Sulmi ka ndodhur gjatë faljes së xhumasë.

Një zyrtar i shpëtimit, duke folur për Agjencinë France-Press, ka thënë se bëhet fjalë për 64 të vrarë dhe mbi 120 të plagosur.

Megjithatë, këto shifra nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Në Xhaminë Qendrore, Emiri i Kanos, një udhëeqës mysliman me ndikim, drejton zakonisht lutjet.

Emiri, së fundi, i ka bërë thirrje popullit që të armatoset dhe të luftojë militantët e Boko Haramit.

Ky grup është duke zhvilluar një kryengritje në Nigeri qysh në vitin 2009 dhe ka vrarë mbi 2,000 njerëz këtë vit.

XS
SM
MD
LG