Ndërlidhjet

Sulmet ajrore “s’kanë dobësuar” IS-in


Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Moallem.
Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Moallem.

Ministri i Jashtëm sirian, Walid al-Moallem, ka thënë se sulmet ajrore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë dështuar të dobësojnë militanët e Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Në një intervistë për një televizion libanez, Moallem ka thënë se Shteti Islamik nuk do të mposhtet, derisa Turqia forcon kontrollet kufitare dhe ndalon luftëtarët e huaj të hyjnë në Siri.

Militantët e Shtetit Islamik kontrollojnë pjesë të mëdha të territoreve në Siri dhe Irakun fqinj.

Turqia, e cila ndan një kufi prej 900 kilometrash me Sirinë, hedh poshtë akuzat se mbështet grupet islamiste, për të ndihmuar rebelët sirianë që të rrëzojnë presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë duke sulmuar caqet e Shtetit Islamik qysh në në muajin shtator.

XS
SM
MD
LG