Ndërlidhjet

Sulm “terrorist” në Ksinjiang


Ksinjiang - foto arkivi
Ksinjiang - foto arkivi

Mediat kineze raportojnë për 15 njerëz të vrarë dhe 14 të tjerë të plagosur në një sulm në rajonin e trazuar të Ksinjiangut.

Duke cituar një deklaratë të autoriteteve lokale, agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua ka thënë se sulmi “terrorist” ka ndodhur në qarkun Shahe.

Sipas burimit të njëjtë, sulmuesit kanë përdorur automjete, thika dhe eksplozivë.

Thuhet se të vrarët përfshijnë të 11 sulmuesit.

Ksinjangu ka parë rritje të dhunës në muajt e fundit.

Autoritetet kineze fajësojnë ujgurët myslimanë të rajonit, duke thënë se kërkojnë përmbysjen e sundimit kinez.

XS
SM
MD
LG