Ndërlidhjet

Jep dorëheqje shefi i policisë në Kabul


Zahir Zahir
Zahir Zahir

Shefi i policisë në Kabul ka dhënë dorëheqje, pasi kryeqyteti afgan është goditur nga së paku nëntë sulme militante në dy javët e fundit.

Komplekset e ndërkombëtarëve, makinat e ambasadave dhe trupat e Shteteve të Bashkuara kanë qenë kryesisht caqe të këtyre sulmeve.

Gjenerali Zahir Zahir ka dhënë dorëheqje menjëherë pasi ka konfirmuar se tre afrikanojugorë dhe një afgan janë vrarë në një sulm të talibanëve, mbrëmjen e së shtunës.

Misioni luftarak i NATO-s në Afganistan do të përfundojë më 31 dhjetor.

XS
SM
MD
LG