Ndërlidhjet

SHBA: Gjendet 13-vjeçari pas 4 vjetësh


Ilustrim
Ilustrim

Një djalë 13 vjeç, i cili është zhdukur katër vjet më parë, është gjetur i fshehur në një shtëpi në Atlanta të Shteteve të Bashkuara.

Djali, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka arritur ta informojë nënën e tij për vendndodhjen e fshehur, përmes një tekst-mesazhi.

Nëna më pas i ka dorëzuar informacionet te policia.

Autoritetet e rendit kanë ribashkuar djalin dhe nënën.

Babai i djalit dhe një grua janë arrestuar nën akuzat për përfshirje në mizori ndaj fëmijëve.

XS
SM
MD
LG