Ndërlidhjet

Papa dhe Patriarku luten për Ukrainën


Stamboll, 30 nëntor 2014
Stamboll, 30 nëntor 2014

Papa Françesku dhe lideri shpirtëror i ortodoksëve të botës kanë bërë thirrje për paqe në Ukrainë, duke kërkuar nga të gjitha palët që të ndjekin dialogun, bazuar në të drejtën ndërkombëtare.

Françesku dhe Bartolomeu kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët nga Stambolli.

Ata po ashtu kanë kërkuar që të marrë fund persekutimi i dhunshëm i të krishterëve nga Siria dhe Iraku.

Dy liderët kishtarë kanë bërë thirrje edhe për dialiog kunstruktiv me Islamin, bazuar në respektin dhe mirësinë e ndërsjellë.

Papa Françesku ka qëndruar për vizitë treditëshe në Stamboll.

Të shtunën, Papa është lutur në Xhaminë e Sulltan Ahmetit së bashku me Myftiun e Stambollit, Rahmi Yaran.

Gjatë qëndrimit në Ankara, të premten, Papa ka bërë thirrje për dialog ndërfetar.

XS
SM
MD
LG