Ndërlidhjet

Rusia synon marrëveshje kontroverse me Iranin


Ministri i Ekonomisë i Rusisë, Aleksei Ulyukayev.
Ministri i Ekonomisë i Rusisë, Aleksei Ulyukayev.

Rusia ka thënë se shpreson që marrëveshja për të furnizuar Iranin me grurë dhe pajisje industriale, në këmbim të naftës, do të arrihet shpejt.

Ministri i Ekonomisë i Rusisë, Aleksei Ulyukayev, ka thënë të dielën në Teheran se është optimist se marrëveshja do të finalizohet “në të ardhmen e afërt”.

Burimet thonë se marrëveshja naftë-mallra mund të kapë vlerën e 20 miliardë dollarëve.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se marrëveshja e tillë mund të ngrejë “shqetësime serioze” dhe të jetë në kundërshtim me bisedimet midis gjashtë fuqive botërore – përfshirë Rusinë – dhe Iranit, në lidhje me programin bërthamor të Republikës Islamike.

Ulyukayev ka thënë se Rusia mund të dërgojë në Iran pajisje për industrinë e naftës dhe të gazit, makineri bujqësore, makina dhe aeroplanë.

XS
SM
MD
LG