Ndërlidhjet

Humbje të mëdha të militantëve të IS-it


Pamje nga një sulm ajror në qytetin Kobani
Pamje nga një sulm ajror në qytetin Kobani

Dhjetëra militantë të Shtetit Islamik janë vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në qytetin e rrethuar sirian Kobani.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, ka raportuar mbrëmë se së paku 50 militantë janë vrarë në përleshjet me luftëtarët kurdë dhe nga sulmet ajrore në Kobani, gjatë 24 orëve të fundit.

Shefi i këtij observatori, Rami Abdelrahman, po ashtu, tha se afro 30 sulme të tjera ajrore i kanë goditur caqet e militantëve të Shtetit Islamik në pjesën veriore të provincës Raqqa në Siri, duke shkaktuar viktima shtesë për militantët e këtij grupi.

Militantët e Shtetit Islamik e patën okupuar qytetin Raqqa vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG