Ndërlidhjet

Hong-Kong: Aktivistët përleshen me policinë


Pamje nga protestat në Hong-Kong
Pamje nga protestat në Hong-Kong

Aktivistët për demokraci në Hong-Kong janë përleshur me policinë, derisa ata përpiqeshin ta rrethonin selinë e qeverisë në Hong-Kong, gjatë natës.

Qindra protestues u përleshën me policinë, e cila ka përdorë shkopinjë dhe sprej.

Protestuesit, megjithatë, i kaluan linjat policore dhe e bllokuan trafikun në rrugën kryesore.

Protestuesit thanë se ata dëshironin ta bllokojnë rrugën deri në mëngjes, për t’i parandaluar zyrtarët qeveritarë që të shkojnë në vendet e tyre të punës.

Janë arrestuar 40 vetë dhe janë plagosur disa policë.

Protestuesit dëshirojnë që për zgjedhjet e vitit 2017 ta kenë të drejtën e nominimit të lirë, por autoritetet e Kinës e refuzojnë këtë kërkesë.

XS
SM
MD
LG