Ndërlidhjet

Aktivistët thonë se AIDS ka arritur në pikën e kthesës


Përfundimisht në botë është arritur në “fillimin e përfundimit” të sëmundjes AIDS, nga e cila gjatë 30 viteve të kaluara, janë infektuar dhe vrarë miliona njerëz, thotë një grup udhëheqës për luftimin e kësaj sëmundjeje.

Në një raport, me rastin e shënimit të sotëm të Ditës Botërore të AIDS-it, grupi ONE, që lufton kundër këtij infektimi, në një raport ka konstatuar se kjo, megjithatë, nuk paraqet fund të kësaj sëmundjeje.

“Ne e kemi kaluar një pikë kthtese në luftën kundër sëmundjes AIDS në nivelin global, por jo të gjitha vendet janë në këtë pikë, ndërsa të arriturat lehtë mund të ndalen”, tha Erin Hohlfeder, drejtor për politikën globale shëndetësore në organizatën ONE.

Virusi HIV i mungesës së imunitetit, që e shkakton sëmundjen AIDS, përhapet nëpërmjet gjakut, marrëdhënieve seksuale dhe qumështit të nënës, raporton Reuters nga Londra.

Ende nuk ka ilaç direkt për shërim nga sëmundja, por AIDS-i mund të mbahet i bllokuar për shumë vite me ilaçe të përzierjeve antiretrovirale.

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se 35 milionë njërëz në vitin 2013 kanë jetuar me këtë sëmundje, 2.1 milionë njerëz ishin të infektuar të rinjë, ndërsa afro 1.5 milionë njerëz kanë vdekur nga AIDS-i.

Kjo sëmundje pandemike është paraqitur para 30 vitesh dhe nga ajo kanë vdekur afro 40 milionë njerëz në gjithë botën.

XS
SM
MD
LG