Ndërlidhjet

Virusi HIV “më pak infektues”


Ilustrim
Ilustrim

Humumtuesit thonë se virusi HIV është duke u bërë më pak vdekjeprurës dhe më pak infektues.

Kjo, sipas një studimi të publikuar në revistën "Proceedings of the National Academy of Sciences".

Sipas hulmutuesve në Universitetin e Oksfordit, vursi është “duke shkuar teposhtë” pasi përshtatet me sistemin e imunitetit.

Ata kanë thënë se duhet kohë më e gjatë që HIV të shkaktojë AIDS-in.

Po sipas tyre, ndryshimet në virus mund të ndihmojnë përpjekjet për të frenuar pandeminë.

Gjetjet tregojnë po ashtu se barnat antiretrovirale bëjnë që HIV të zhvillohet në forma më të lehta.

Mbi 35 milionë njerëz në gjithë botën janë të infektuar aktualisht me HIV.

AIDS ka vrarë rreth 40 milionë njerëz gjatë 30 vjetëve të kaluar.

XS
SM
MD
LG