Ndërlidhjet

Vuçiq: Anulimi i Rrjedhës së Jugut, lajm i keq


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se tërheqja e Rusisë nga ndërtimi i tubacionit të gazit “Rrjedha e Jugut” është lajm i keq për Serbinë, porse “qytetarët nuk duhet të brengosen për furnizimet me gaz”.

Vuçiq ka thënë se së shpejti do të bisedojë me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe zyrtarë të tjerë për këtë çështje.

“Serbia nuk i ka kontribuar assesi këtij vendimi. Shtatë vjet ka investuar në këtë projekt, por paguajmë çmimin e konflikteve të mëdha”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe.

Të hënën, presidenti rus, Putin, ka thënë se Rusia do të heqë dorë nga tubacioni i gazit natyror “Rrjedha e Jugut”, nëse Bashkimi Evropian është kundër tij.

XS
SM
MD
LG