Ndërlidhjet

OSBE: Arrihet armëpushim i plotë në Luhansk


Vëzhgues të OSBE-së në Ukrainë.
Vëzhgues të OSBE-së në Ukrainë.

Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë kanë thënë se forcat qeveritare në Ukrainë dhe separatistët pro-rusë janë pajtuar në parim për armëpushim të plotë në rajonin e Luhanskut.

OSBE-ja ka thënë se armëpushimi pritet të nisë më 5 dhjetor.

Sipas saj, palët po ashtu janë pajtuar që të tërheqin armët e rënda nga “linja e kontaktit” në Luhansk, nisur nga 6 dhjetori.

Konflikti midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë, të cilët kanë marrë nën kontroll rajonet lindore të Luhanskut dhe Donjeckut, ka vrarë mbi 4,300 njerëz qysh në muajin prill.

XS
SM
MD
LG