Ndërlidhjet

Iraku arrin marrëveshje me rajonin kurd


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria e Irakut ka bërë me dije se e ka arritur të zgjidhë një mosmarrëveshje të gjatë me qeverinë rajonale kurde, duke arritur marrëveshje që ka të bëjë me buxhetin dhe të ardhurat nga shitja e naftës.

Zyra e kryeministrit irakian Haider al-Abadi, ka njoftuar se marrëveshja është arritur pas një takimi në Bagdad me kryeministrin e rajonit kurd, Nechirvan Barzani.

Ky veprim shihet si një hap i rëndësishëm në përmirësimin e bashkëpunimit në mes të Bagdatit dhe Irbilit, në betejën e tyre të përbashkët kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irakun perëndimor dhe verior.

Ministri irakian i financave Hoshiyar Zebari, ka njoftuar se marrëveshja e arritur e lejon eksportin përmes Turqisë të 300 mijë fuçive naftë në ditë nga qyteti i Kirkukut, dhe 250 mijë fuçive të tjera nga rajoni autonom kurd i Irakut.

XS
SM
MD
LG