Ndërlidhjet

Kërkohet angazhim kundër korrupsionit në Afganistan


Ilustrim
Ilustrim

Një diplomat i lartë amerikan ka njoftuar se ndihmat ndërkombëtare për Afganistanin do të varen nga progresi që do të arrihet në luftën kundër korrupsionit dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

I dërguari i posaçëm për Afganistanin dhe Pakistanin Daniel Feldman, teksa ka folur sot në Bruksel, ka thënë se qeveria e re afgane, ka treguar se është e angazhuar për reforma themelore por sipas tij, ende mbetet shumë për tu bërë.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë ndihmat me qëllim të inkurajimit të reformave e posaqërisht atyre që kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit.

Presidenti i ri i Afganistanit Ashraf Ghani dhe zyrtari i lartë afgan Abdullah Abdullah, po qëndrojnë në Londër aty ku të mërkurën dhe të enjten, do të mbahet një takim i donatorëve.

XS
SM
MD
LG