Ndërlidhjet

Për katër vite, mbi 200 mijë viktima në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Për më pak se katër vite, lufta në Siri ua ka marrë jetën më shumë se 200 mijë personave.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër, ka njoftuar se nga numri i të vrarëve, më shumë se 130 mijë prej tyre kanë qenë luftëtarë.

Drejtori i mbikqyrësit sirian për të drejtat e njeriut, Remi Abdel Rahman, ka njoftuar se më shumë se 10 mijë nga të vdekurit në më pak se katër vitet e fundit, janë fëmijë.

“Numri ndoshta është edhe më i madh se 200 mijë”, ka thënë Abdel Rahman.

Ai ka theksuar se 200 mijë persona të tjerë po mbahen në burgjet siriane, duke përfshirë këtu edhe numrin prej 20 mijë personash që konsiderohen të zhdukur.

Mijëra të tjerë janë marrë peng apo burgosur nga grupet islamike

Abdel Rahman e ka fajësuar faktorin ndërkombëtar për mosdërgimin e Sirisë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

XS
SM
MD
LG