Ndërlidhjet

Ashton Carter, sekretar i ardhshëm i mbrojtjes


Sekretari i ardhshëm i mbrojtjes, Ashton Carter
Sekretari i ardhshëm i mbrojtjes, Ashton Carter

Zyrtarët e administratës amerikane kanë bërë me dije se presidenti Amerikan Barak Obama, e ka caktuar Ashton Carter në detyrën e sekretarit të ardhshëm të mbrojtjes.

Njoftimi zyrtar për emërimin e fizikantit 60 vjeçar që është ish-zëvendës-sekretar i mbrojtjes, pritet që të publikohet në ditët vijuese.

Carter do ta zëvendësoj Chuck Hagel i cili ka dhënë dorëheqje gjatë javës së kaluar pas dy viteve të ushtrimit të postit.

Carter, në cilësinë e shefit për blerjen e armëve në Pentagon në periudhën 2009/2011, ka ndihmuar dhe përshpejtuar dërgimin e mjeteve të blinduara për ti mbrojtur trupat amerikane nga bombat në Irak dhe Afganistan.

Carter nuk ka përvojë me uniformë ushtarake.

Sekretari i ri i mbrojtjes do të përballet me sfida të ndryshme duke përfshirë rritjen e numrit të militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, me agresionin rus në Ukrainë, me përpjekjet globale për të kontrolluar ndikimin e Iranit si dhe me Kinën e cila gjithnjë po bëhet më agresive.

XS
SM
MD
LG