Ndërlidhjet

Kleriku mysliman kërkon sulme kundër të gjitha grupeve militante


Ilustrim
Ilustrim

Një klerik i shquar mysliman ka thënë të mërkurën se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që po bombardon kryengritësit e Shtetit Islamik, duhet ta zgjerojë hapësirën e veprimit dhë të përfshijë edhe grupe të tjera militante që po ia humbin shkëlqimin fesë islame.

Shteti Islamik që konsiderohët të jetë degë e Al-Qaeda ka marrë një hapësirë të madhe në Irak dhe Siri.

Militantët e IS kanë prerë koka të disa të të burgosurve .

“Koalicioni ndërkombëtar duhet të përdorë të gjithë energjinë materiale dhe morale që ta çrrënjosë këtë terrorizëm, me të gjitha manifestimet e tij, doktrinat dhe shkollat”, ka thënë Sheiku më i madh i xhamisë më të madhe në Kairo Al Azhar, Ahmed al-Tayeb gjatë një konference kundër ekstremizmit.

“Nëse e bën këtë, koalcioni së pari do t’i mbrojë njerëzit e vet e më pas ata të lindjes”, ka thënë al-Tayeb.

Xhamia Al-Azhur është njëra nga qendrat më të nderuara në botë për mësimin islam sunit.

XS
SM
MD
LG