Ndërlidhjet

Al Kaida sulmoi shtëpinë e ambasadorit iranian


Sana, Jemen
Sana, Jemen

Dega e Al Kaidës në Jemen ka marrë përgjegjësinë për një sulm me makinë bombë që ka goditur shtëpinë e ambasadorit iranian në kryeqytetin Sana, duke vrarë së paku dy njerëz.

Al Kaida në Gadishullin Arabik ka shkruar në Twitter se ajo ka parkuar makinën e ngarkuar me eksplozivë pranë shtëpisë së diplomatit.

Burimet e sigurisë në Jemen kanë thënë se ambasadori nuk ka qenë në shtëpi në kohën e sulmit, i cili ka vrarë dy roje jemene.

Sulmi ka ndodhur pasi rebelët shiitë, të njohur si Huthis, kanë marrë kontrollin e Sanas në muajin shtator, duke mposhtur luftëtarët besnikë të partisë islamike Islah dhe aleatët e saj fisnorë.

Kundërshtarët e Huthis-ëve i shohin ata si përfaqësues të shiitëve në Iran, gjë që hidhet poshtë nga rebelët.

XS
SM
MD
LG