Ndërlidhjet

2014-ta pritet të jetë viti më i nxehtë në histori


Ilustrim
Ilustrim

Viti 2014 ka gjasa të jetë viti më i nxehtë prejse kanë nisur matjet.

Në dhjetë muajt e parë, temperatura globale mesatare e ajrit ka qenë 0.57 Celsius mbi mesataran afatgjate.

Shifrat globale vijnë nga Organizata Botërore Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara.

Nëse trendi aktual i këtij viti shënohet edhe në nëntor dhe dhjetor, vitet e mëparshme rekorde, 1998, 2005 dhe 2010, do të mbeten prapa me një diferencë të ngushtë.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike, Michel Jarraud, ka thënë se të dhënat preliminare për 2014-ën janë “në përputhje me atë që kemi pritur nga ndryshimi klimatik”.

XS
SM
MD
LG