Ndërlidhjet

SHBA “s’bashkëpunon me Iranin” në luftën kundër IS-it


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Uashingtoni dhe Teherani nuk janë duke koordinuar luftën e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak, porse çdo aksion ushtarak i Iranit kundër grupit xhihadist do të ishte pozitiv.

Kerry i ka bërë këto komente në Bruksel, pasi Pentagoni ka thënë se ka indikacione që Irani ka kryer sulme ajrore kundër caqeve të Shtetit Islamik në Irak.

Kerry, i cili nuk ka pranuar të konfirmojë nëse Irani ka kryer sulme në Irak, ka thënë se irakianët janë përgjegjës për të gjitha operacionet tokësore dhe ajrore.

Ai po ashtu ka thënë se tash për tash nuk ka plane për të koordinuar aktivitetin ushtarak me Iranin.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë marrëdhënie diplomatike prejse aktivistët iranianë kanë sulmuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Teheran, më 1979, dhe kanë marrë dhjetëra pengje amerikane.

XS
SM
MD
LG