Ndërlidhjet

OKB: Viti 2014 mund të jetë më i nxehti deri tash


Ilustrim nga të reshurat e mëdha të shiut
Ilustrim nga të reshurat e mëdha të shiut

Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO), që është agjenci e Kombeve të Bashkuara, thotë se viti 2014 mund të jetë viti më i nxehtë që është shënuar deri tash.

Kjo organizatë ka njoftuar se temeperatura mesatare në periudhën janar – tetor ishte për 0.57 gradë Celsius më e lartë se periudha e njejtë e vitit 2010, që ishte vit rekord për nga temepraturat.

Në një kumtesë, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë, Michel Jarraud, tha se “14 ose 15 vitet e fundit më të nxehta kanë ndodhur në shekullin e 21, kështu që ende nuk ka ndalje të nxehjes globale”.

Mëtutje, është theksuar se temeperaturat e larta në vitin 2014, kanë ndikuar në të reshurat ekstreme të shiut, në vërshime dhe thatësi, në gjithë botën.

Këto vlerësime u publikuan derisa në Lima të Perusë mbahet konferenca e Kombeve të Bashkuara për klimë.

XS
SM
MD
LG