Ndërlidhjet

Kerry dhe Lavrov bisedojnë për Ukrainën


John Kerry (djathtas) dhe Sergei Lavrov gjatë një takimi të mëparshëm
John Kerry (djathtas) dhe Sergei Lavrov gjatë një takimi të mëparshëm

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, parashihet të takohen sot, me ç’rast në fokus të bisedimeve do të jetë kriza në Ukrainë.

Takimi do të mbahet në Bazel të Zvicrës, në margjina të mbledhjes së zyrtarëve të lartë të vendeve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

OSBE-së i ishte dhënë detyrë ta monitoroj armëpushimin e arritur më 5 shtator në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet ushtrisë së Ukrainës dhe separatistëve prorusë.

Por, kjo marrrëveshje është shkelur pothuajse rregullisht, e veçanërisht në dhe rreth aeroportit ndërkombëtar në qytetin Donjeck, që është nën kontrollin e separatistëve.

Më 2 dhjetor është arritur një armëpushim i ri, vetëm për aeroportin, pas negociatave ndërmjet udhëheqësve ushtarakë urkainas dhe rusë.

Pavarësisht nga kjo, ushtria e Ukrainës i ka akuzuar forcat kryengritëse për shkelje të armëpushimit pothuajse në baza ditore.

XS
SM
MD
LG