Ndërlidhjet

19 të vrarë në Çeçeni


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet ruse kanë njoftuar se së paku 10 policë dhe nëntë militantë, janë vrarë në orët e hershme të ditës së sotme në kryeqytetin e republikës së Kaukazit Verior, Çeqeni.

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, ka njoftuar se sot është realizuar një operacion anti-terriorist kundër katër personave të armatosur të cilët kanë sulmuar një pikë ndalimi të policisë së trafikut dhe së të njëjtit kanë marrë një ndërtesë në qendër të kryeqytetit Gronzi.

Gjatë këtij aksioni, sipas tij, janë vrarë së paku nëntë militantë.

Komiteti Kombëtar anti-terrorist, ka njoftuar në anën tjetër, se 10 policë janë vrarë dhe 28 janë plagosur gjatë luftimeve që kanë ngjarë.

Një objekt i një shtëpie botuese, sipas Komitetit, është vënë në flakë ndërsa të shtëna armësh dhe shpërthime, e kanë tronditur qytetin.

Rasti i sotëm është ndër rastet me të mëdha të dhunës në Grozni në kohët e fundit.

Luftimet kanë filluar disa orë pasi që presidenti rus Vladimir Putin, të mbajë fjalimin para kombit

XS
SM
MD
LG