Ndërlidhjet

Dhjetë të akuzuar për mashtrim në Nju Jork


Ilustrim
Ilustrim

Dhjetë banorë të Nju Jorkut në mesin e të cilëve edhe pesë ish-qytetarë sovjetikë, janë akuzuar se përmes kartelave shëndetësore Medicaid dhe Medicare, i kanë mashtruar klinikat shëndetësore në Nju Jork.

Preet Bharara, avokat në Shtetet e Bashkuara për Qarkun jugor të Nju Jorkut, ka njoftuar se dhjetë të dyshuarit janë arrestuar të mërkurën.

Pesë nga të dyshuarit, Victor Lipkin 49 vjeçar, Vadim Zubkov 46 vjeç, Eduard Zavalunov 33 vjeçar, Nikoloz Chochiev 39 vjeçar dhe Anatoli Fatakhov 57 vjeçar, janë nga ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik.

Hetuesit e rastit kanë bërë me dije, se përmes mashtrimeve, të dyshuarit kanë arritur që të fitojnë mijëra dollarë.

Në qoftë se shpallen fajtorë, të pandehurit mund të dënohen deri në 20 vite burgim, si dhe gjoba të mëdha.

XS
SM
MD
LG