Ndërlidhjet

Edhe seperatistët e pranojnë armëpushimin


Ilustrim
Ilustrim

Disa orë pasi që presidenti ukrainas Petro Poroshenko e ka shpallur armëpushimin me seperatistët rusë që nga data 9 dhjetor, edhe seperatistët janë shprehur se do ta respektojnë armëpushimin në Ukrainën lindore.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, tha sot se kushtet e armëpushimit janë të përfshira në një marrëveshje të mëhershme të paqes, e arritur me ndihmën e përfaqësuesve evropian më 5 shtator, në Minsk të Bjellorusisë.

Marrëveshja e Minskut nuk kishte përcaktuar se në cilën datë duhet të ndalet shkrepja me armë nga të dyja anët.

Andrei Purgin, kryetar i vetshpallur i Parlamentit të republikës së Donjeckut, ka konfirmuar se armëpushimi është pjesë e marrëveshjes.

Gjatë tetë muajve të fundit, më shumë se 4 mijë e 300 persona kanë vdekur në Ukrainën lindore.

XS
SM
MD
LG