Ndërlidhjet

Marokeni dënohet për promovim të terrorizmit përmes Facebook


Ilustrim
Ilustrim

Një maroken i lindur në Danimarkë, është gjetur sërish fajtor për nxitje dhe promovim të terrorizmit, kësaj radhe, përmes rrjeteve sociale.

Gjykata e qytetit Frederiksberg në Kopenhagë, e ka dënuar sot 54 vjeçarin Sam Mansour, me katër vite burgim, nën akuzat se e ka shkelur ligjet daneze që janë kundër terrorizmit.

Mansour, i ka mohuar akuzat duke thënë se vetëm e ka shfrytëzuar lirinë e tij të shprehjes.

Përmes rrjetit Facebook ai kishte shkruar se “terrorizmi është detyrë”.

Ai poashtu, përmes këtij rrjeti social, kishte kërkuar nga terroristët, që ti vrasin disa danezë, emrat e të cilëve Mansour kishte thënë se i ka.

Ende nuk dihet nëse Mansour do të apeloj ndaj vendimit të cilin e kanë shpallur tre gjyqtarë.

Në vitin 2007, Mansour, i njohur në atë kohë si Said Mansour, ishhte bërë personi i parë në Danimarkë i cili ishte dënuar sipas një ligji të vitit 2002, ligj që e ndalonte nxitjen e terrorizmit.

Ai ishte dënuar me tri vite e gjysmë burgim.

XS
SM
MD
LG