Ndërlidhjet

Dhoma e Përfaqësuesve dënon agresionin rus


Ilustrim
Ilustrim

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, me shumicë votash e ka miratuar të enjten një rezolutë, përmes së cilës e ka dënuar agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe në vendet tjera përreth.

Rezoluta e miratuar e dënon “agresionin e vazhdueshëm politik, ekonomik dhe ushtarak” të Rusisë kundër Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë si dhe “shkeljet e vazhdueshme të sovranitetit të tyre, pavarësisë dhe integritetit territorial”

Rezoluta, i bën thirrje Rusisë, që të largoj trupat e saj ushtarake nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Rezoluta, gjithashtu i bën thirrje Moskës që të ndaloj së financuari seperatistët në Ukrainën lindore, ndërsa kërkon nga Shtëpia e Bardhë, që ti ofroj ukrainës pajisje të mbrojtjes dhe trajnimit.

Republikani Adam Kinzinger, i cili edhe e ka sponsoruar rezolutën, ka thënë se është e rëndësishme, që Kongresi të përsëritë kundërshtimet që i ka ndaj veprimeve të Rusisë.

“SHBA, Evropa dhe aleatët tanë në mënyrë agresive duhet ta mbajnë presionin mbi Vladimir Putinin për ta inkurajuar atë që të ndryshoj sjelljet e tij”, ka thënë Kinzinger.

XS
SM
MD
LG